Flash News

E-TJERA

Euro 2020 thyen rekord për autogola; 8 deri tani, 4 prej tyre në dy ndeshje

Euro 2020 thyen rekord për autogola; 8 deri tani, 4 prej tyre në dy

Ritmi i autogolëve në Kampionatin Evropian të këtij viti nuk po ndalet, duke vendosur rekord.

Dy autogolat e shënuar të mërkurën nga Sllovakia në fitoren 5-0 të Spanjës e çuan në tetë numrin total deri më tani në Euro 2020. Kjo është tashmë pesë autogola më shumë se rekordi i vendosur në Euro 2016 me tre autogola gjithsej.

Fatkeqësia e parë sllovake erdhi kur portieri Martin Dubravka shtyu topin pas një kërcim të lartë nga traversa në rrjetën e tij. Juraj Kucka më pas e futi sërish topin në portën e tij, duke shënuar golin e 5-të të spanjollëve në Seville.

Më parë kishin qenë vetëm nëntë autogola të shënuar në 40 vjet që nga turneu i vitit 1976 deri në Euro 2016. Dhe para këtij viti, nuk kishte pasur kurrë një ndeshje të kampionatit europian me dy autogola. Janë regjistruar dy gjatë këtij kampionati.

Portugalia shënoi dy autogola të shtunën, me katër minuta diferencë. Mbrojtësit Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro i dha epërsinë Gjermanisë 2-1 në një ndeshje që gjermanët përfunduan duke e fituar 4-2.

Shënuesit e të tetë autogolëve në fazën e grupeve përfunduan në ekipin humbës, duke përfshirë dhe mbrojtësin e Gjermanisë Mats Hummels në fitoren 1-0 të Francës.

Lista përfshin tre portierë që kishin mënjyra të ndryshme të fatit.

Portieri i Polonisë Wojciech Szczesny ishte i pafat që goditja e një kundërshtari sllovak devijoi nga shtylla dhe nga pjesa e pasme e krahut të tij për të hyrë brenda.

Lukas Hradecký i Finlandës ishte pak i ngathët për një top që u kthye pas një krosimi nga mbrojtësi i Belgjikës me kokë Thomas Vermaelen.

Gabimi i Dubravka të Mërkurën ishte më i vështirë për tu shpjeguar dhe erdhi disa minuta pasi ai kërceu për të ruajtur një penallti nga Alvaro Morata.

Kur Euro 2016 vendosi rekordin pesë vjet më parë ishte edicioni i parë me 24 skuadra i turneut. Kampionati shkoi me 51 ndeshje gjithsej duke u rritur me 20 më shunmë nga formati in e mëparshëm me 16 skuadra.

Të fundit