Flash News

E-TJERA

Euro 2024/ Anglia dhe Danimarka ndahen me barazim

Euro 2024/ Anglia dhe Danimarka ndahen me barazim

Anglia nuk ia del në ndeshjen e dytë dhe dnahet me barazim 1-1 ndaj Danimarkës, në takimin e zhvilluar në Frankfurt për llogari të Grupit C.

Anglia kaloi e para në avantazh me anë të Kane. Sulmuesi i Bayern Munich përfitoi në maksimum nga kaosi në portën daneze, teksa protagonist absolut ishte edhe Walker që besoi dhe ndërtoi aksionin, që në fund u përkthye në gol në minutën e 18-të.

Por, reagimi Danimarkës nuk vonoi dhe gjeti shumë shpejtë golin e barazimit, teksa Hjulmand realizoi një gol nga distanca në minutën e 34-të, një prej golave më të bukur të Europianit.

Me kete ndeshje, Anglia shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Danimarka merr pikën e dytë në këtë Europian.

Të fundit