Flash News

E-TJERA

“Euro 2024″/ Broja merr bluzën e Uzunit, Manaj numri 7 i ri i kuqezinjve

 

“Euro 2024″/ Broja merr bluzën e Uzunit, Manaj numri 7 i ri i

Shqipëria brenda pak ditësh nis aventurën e saj në Euro 2024 dhe përgatitjet do të nisin që me miqësoren që kuqezinjtë luajnë sot ndaj Lihtenshtejnit.

Para kësaj miqësore, grupi kuqezi ka marrë vendimet edhe sa u përket numrave që do të mbajnë në fanella futbollistët në këtë ndeshje, e më pas në Europian.

Ashtu siç pritej, prioritet u është dhënë lojtarëve që kanë dhënë kontribut gjatë kualifikueseve dhe kanë mësuar tifozët me një numër të veçantë në fanellë apo identifikohen me të. Kjo ka bërë që emrat që nuk grumbulloheshin rregullisht, të “sajoheshin” me numrat e mbetur bosh, ose të marrin të lojtarëve të cilët u lanë jashtë nga Silvinjo.

Kështu, Rey Manaj ka marrë numrin 7 të Keidi Bares, i cili është një mik i ngushtë i tij që kur luanin me përfaqësueset e moshave.

Broja është detyruar të kalojë te numri 11, ai që ka mbajtur më parë Uzuni. Ndërsa numri 16 që mbahej historikisht nga Cikalleshi, i ka kaluar të riut Medon Berisha.

Portieri Simon Simoni do të jetë në ndeshjen e sotme me numrin 27, duke bërë të qartë se ai do të jetë portieri rezervë nëse një nga të zakonshmit Berisha-Strakosha-Kastrati përballen me probleme.

 

LISTA ME NUMRA

 

1 – Etrit Berisha,

 

2 – Ivan Balliu

 

3 – Mario Mitaj

 

4 – Elseid Hysaj

 

5 – Arlind Ajeti

 

6 – Berat Gjimshiti

 

7 – Rey Manaj

 

8 – Klaus Gjasula

 

9 – Jasir Asani

 

10 – Nedim Bajrami

 

11 – Armando Broja

 

12 – Elhan Kastrati

 

13 – Enea Mihaj

 

14 – Qazim Laçi

 

15 – Taulant Seferi

 

16 – Medon Berisha

 

17 – Ernest Muçi

 

18 – Ardian Ismajli,

 

19 – Mirlind Daku

 

20 – Ylber Ramadani

 

21 – Kristjan Asllani

 

22 – Amir Abrashi

 

23 – Thomas Strakosha

 

24 – Marash Kumbulla

 

25 – Naser Aliji

 

26 – Arber Hoxha

 

27 – Simon Simoni

Të fundit