Flash News

E-TJERA

Euro 2024/ Eriksen rikthehet me gol, Danimarka barazon 1-1 me Slloveninë

Euro 2024/ Eriksen rikthehet me gol, Danimarka barazon 1-1 me Slloveninë

Sllovenia dhe Danimarka barazuan 1-1 në raundin e parë të Euro 2024 për Grupin C.

 Ndeshja në stadiumin e Stuttgartit u zhbllokua pas vetëm 17 minutave lojë nga Cristian Eriksen. 32-vjeçari që tre vite më parë alarmoi botën duke u rrëzuar në fushë pas një arresti kardiak për Euro 2020 ka vendosur rekord, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon për Danimarkën në një Evropian.

Megjithëse Danimarka u duk se kontrolloi lojën, perla e Janza në minutën e 77-të të ndeshjes vendosi ekuilibrat në 1-1.

 Skuadrat ndajnë kështu nga një pikë, teksa në 21:00 po për këtë grup luhet Serbi - Angli.

Kjo e diel sportive nisi në orën 15:00, aty ku Holanda fitoi 1-2 kundër Polonisë në Grupin D.

Të fundit