Flash News

E-TJERA

Euro 2024/ Formacioni i mundshëm i kuqezinjve përballë Moldavisë

Euro 2024/ Formacioni i mundshëm i kuqezinjve përballë

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte përballë Moldavisë në transfertë. Siç duket, trajneri i kuqezinjve po projekton të njëjtin formacion me të cilin luajti edhe në ndeshjet e tjera kualifikuese të vlefshme për Euro 2024.

Në vend të Arlind Ajetit të dëmtuar është rikthyer Ardian Ismajli dhe në krah të tij do të jetë Gjimshiti, në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë të përhershmit Hysaj dhe Mitaj.

Po ashtu, edhe mesfusha nuk ka ndryshime ku do të qëndrojë Ylber Ramadani dhe Kristajn Asllani, ndërsa para tyre qëndron Nedim Bajrami.

Në sulm në krahun e majtë do të jetë Taulant Seferi, ndërsa në krahun e djathtë Jasir Asani, ndërkohë në majën e sulmit është Sokol Cikalleshi.

Të fundit