Flash News

E-TJERA

“Euro 2024”/ Mbi 16 orë udhëtim me mjete të ndryshme, vuajtja e lojtarëve të Ukrainës për të shkuar në Angli

“Euro 2024”/ Mbi 16 orë udhëtim me mjete të ndryshme,

Udhëtimi drejt Anglisë për ndeshjen e sotme kualifikuese të “Eurvo 2024”, ka qenë një makth i vërtetë për Ukrainën. Trajneri Roslan Rotan këmbëngul se çdo sfidë me të cilën përballet ekipi i tij zbehet nga “mbrojtësit dhe luftëtarët” e tyre që përballen me pushtuesit rusë në vijën e parë.

Mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës ka detyruar lojtarët që të përdorin trena dhe autobusë në udhëtimet e tyre për në “Wembly”. Trajneri Roslan Rotan dhe ekipi i tij, plus personeli mjekësor, duruan një udhëtim të lodhshëm 11 orë e 45 minuta me tren nga Kievi në Przemysl në Poloni.

Kjo u pasua nga një udhëtim 50 miljesh, dy orë me autobus për në Rzeszoë në Poloninë juglindore. Më pas erdhi një fluturim 2 orë dhe 9 minuta i Ryanair për në aeroportin Stansted të Londrës përpara një udhëtimi tjetër 70 miljesh dhe 90 minutash me autobus për në hotelin Syon Park Hilton të ekipit.

Grupi tjetër i lojtarëve dhe stafi stërvitor u larguan nga Lviv në një udhëtim pesë orësh me tren përpara se të takoheshin me grupin e parë në Rzeszoë, ndërsa lojtarët e ekipit ishin larguar nga Kievi të shtunën e kaluar.

Ukraina nuk mund të luaj në shtëpi. Ata duhet të marrin me qira stadiume përtej kufijve fqinjë për të zhvilluar kualifikueset “në shtëpi”, ndërsa ndeshjet jashtë vendit si kjo e sotmja janë një makth logjistik.

Të fundit