Flash News

E-TJERA

EURO 2024, Serbia lutet të mos përballet me Shqipërinë

EURO 2024, Serbia lutet të mos përballet me Shqipërinë

Ndryshe nga kombëtarja shqiptare, e cila u shfaq e gatshme për të pasur një përballje në grupet e Euro 2024 me Serbinë, kjo e fundit duket se nuk ka aspak dëshirë të luajë kundër shqiponjave.

Presidenti i Federatës Serbe, Dragan Dzajiç, në një intervistë ka thënë se shpreson t’i shmangë kuqezinjtë.

Në Serbi nuk duan që të përballen me Shqipërinë në fazën e grupeve të Euro 2024.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme”, është shprehur ai.

Dy skuadrat u përballën për herë të fundit në kualifikueset e Euro 2016 me ndeshjen e zhvilluar në Beograd që u ndërpre për shkak të trazirave dhe iu akordua fitore në tavolinë Shqipërisë nga CAS i Lozanës.

Të fundit