Flash News

E-TJERA

Skemë e re për Shqipërinë e Sylvihnos, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen me Poloninë

Skemë e re për Shqipërinë e Sylvihnos, publikohet formacioni

Shqipëria luan sot ndeshjen e parë për kualifikueset e “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë. Kjo do të jetë dhe ndeshja debutuese e trajnerit të ri Sylvihno dhe interesi për të parë skemën dhe mënyrën si do luajë kombëtarja jonë është goxha i madh.

Së fundmi janë bërë publike dhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje. Ashtu siç u aludua në media, Shqipëria do të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3 për të përballuar Lewandowskin me shokë.

Tekniku i ri i Shqipërisë, Sylvihno duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Nga minuta e parë luajnë lojtarë si Asani, Çikalleshi dhe Uzuni. Në mesfushë ka elementë si Gjasula. Prapavija formohet nga Balliu, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla.

Ndeshja fillon në orën 20:45.

Skemë e re për Shqipërinë e Sylvihnos, publikohet formacioni

Të fundit