Flash News

E-TJERA

Euro 2024/ S'mjaftoi goli rekord i Bajramit, Italia mposht 2-1 Shqipërinë

Euro 2024/ S'mjaftoi goli rekord i Bajramit, Italia mposht 2-1

Shqipëria humbi me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian, e vlefshme për grupin B.

Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh teksa arritën të shënojnë me anë të Nedim Bajramit për rezultatin 1-0 pas 23 sekondave lojë.

Italia u kundërpërgjigj menjëherë duke barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Alessandro Bastonit i cili shënoi me kokë pas krosimit të Lorenzo Pellegrinit.

“Azurrët” arritën të gjejnë golin sërish kësaj radhe me anë të Nicolo Barellas i cili në minutën e 16-të me një goditje nga jashtë zonës shënoi për rezultatin 2-1.

 I inkuadruari në pjesën e dytë, Rey Manaj, pati një rast shumë të mirë për të barazuar shifrat në minutën e 89-të, por Donnarumma ia mohoi golin. 

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta luajë ditën e mërkurë ndaj Kroacisë, ndërsa Italia do të ketë punë me Spanjën.

Të fundit