Flash News

E-TJERA

Euro 2024/ Sot miqësorja e dytë, Kombëtarja me bilanc pozitiv kundër Azerbajxhanit

Euro 2024/ Sot miqësorja e dytë, Kombëtarja me bilanc pozitiv

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 19:00.  Në "Haladas Stadium" të Hungarisë djemtë tanë do të përballen me Azerbajxhanin.

Ky duel vjen pas fitores 3-0 që kuqezinjtë siguruan katër ditë më parë kundër Lihtenshtajnit.

Përballjet me Azerbajxhanin - Në histori, kuqezinjtë kanë precedentë pozitivë në pesë ndeshje direkte që janë zhvilluar nga viti 2000 deri në 2011, kur ka qenë edhe takimi i fundit dhe i vetmi i humbur. Mes tyre një barazim në 2008-n, ndërsa tri takimet e tjera janë fituar nga Shqipëria, ku kanë shënuar lojtarë si: Murati, Tare, Bushi, Cana dhe Skela. Të gjitha kanë qenë miqësore.

Euro 2024/ Sot miqësorja e dytë, Kombëtarja me bilanc pozitiv

Përgatitjet - Të ndodhur prej një jave në Austri, kuqezinjtë nesër udhëtojnë për në kampin bazë në afërsi të Dortmundit, ku do përgatiten fillimisht për ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor 21:00 dhe më pas kundër Kroacisë, ndeshje e cila luhet më 19 qershor në 15:00. Ndërkohë ndeshje e fundit për tanët në Grupin B të "Gjermani 2024" do jetë më 24 qershor kundër Spanjës në orën 21:00.

Të fundit