Flash News

E-TJERA

Euro 24/ Sfidat e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, Sylvinho publikon listën e futbollistëve

Euro 24/ Sfidat e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe,

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e lojtarëve që do luajnë në dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në Gjermani.

Kuqezinjtë luajnë në datën 17 qershor me Moldavinë në Tiranë dhe tre ditë më vonë zhvillohet transferta me Ishujt Faroe.

Euro 24/ Sfidat e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe,

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portieri i Kombëtares U-21 i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.

Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë pë shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U-21.

Kujtojmë se Shqipëria e futbollit ka zhvilluar vetëm një duel në këtë grup, me tanët që humbën 1-0 në transfertë me Poloninë.

 

Të fundit