Flash News

E-TJERA

Euro forcohet ndjeshëm pas zgjedhjeve të 14 majit, këmbehet me 113 lekë

Euro forcohet ndjeshëm pas zgjedhjeve të 14 majit, këmbehet me

Monedha evropiane euro ka rinisur të forocohet. Pas zhvlerësimit në tregun valuator prej javësh, euro ka pësuar një rritje të ndjeshme pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, euro këmbehet sot në treg me 113.43 lekë, 1.54 lekë më shumë se dje. Euro është forcuar me 2.5% ndaj lekut.

Edhe dollari amerikan forcua me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë.

Në raportin tre mujor të politikës monetare 2023 të publikuar pak ditë më parë nga Banka e Shqipërisë u vu në dukje se pati një mbiçmim të lekut ndaj dollarit amerikan dhe euros u intensifikua në muajt mars dhe prill 2023. 

Të fundit