Flash News

E-TJERA

Euroactiv: Rama në Bruksel për ndërtimin e bazës së NATOS-s në Porto Romano

Euroactiv: Rama në Bruksel për ndërtimin e bazës së

Kryeministri Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel ditën e mërkurë, për ndërtimin e një porti në bregdetin e Adriatikut si bazë detare e Aleancës.

Kjo vjen vetëm disa muaj pasi filloi puna për shndërrimin e një ish-baze plot me avionë ish-sovjetikë në ‘Stalin City’ në Kuçovë, në një bazë ajrore të NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe që atëherë ka punuar shumë për të përmbushur detyrimet e saj. Ndërsa shpenzimet e mbrojtjes qëndrojnë në 1,5355% që nga viti 2020, vendi ishte shtëpia e misionit të NATO-s Defender 2021.

Rama do të takohet me shefin e NATO-s për të diskutuar projektin që ai njoftoi për herë të parë gjatë një konference për shtyp më 1 korrik. Porti do të vendoset në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë…për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, tha Rama.

Në maj, Rama njoftoi se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit në jug të Tiranës. E vendosur në jug të Vlorës, rreth 200 kilometra nga Durrësi, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950 në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte në linjë me Moskën.

Burimi: Euroactiv

Të fundit