Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti austriak: Lajçak i njëanshëm, vendi i tij ende nuk e njeh Kosovën

Eurodeputeti austriak: Lajçak i njëanshëm, vendi i tij ende nuk

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka folur rreth zhvillimeve më të fundit të situatës së tensionuar Kosovë-Serbi.

Në një intervistë në Euronews Albania, ndër të tjera ai ka komentuar edhe qëndrimet e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilat i ka quajtur të njëanshme dhe në favor të Serbisë.

“Fatkeqësisht nuk ka garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. Kur unë konfrontova zotin Lajçak me fjalën e tij të njëanshme, ishte çasti kur ai po ndante disa kushte për palën serbe, por për fat të keq ai nuk e ngriti zërin aq shumë për palën serbe dhe për problemet e tyre.

Nëse qeveria e Kosovës tregon se ka vullnetin të paktën të përpiqen. Qeveria e Kosovës është duke u afruar me parimet e demokracisë që ka BE-ja dhe nëse Lista Serbe është sërish duke  bojkotuar zgjedhjet mendoj se e tërë BE-ja do e ketë të qartë se kush është duke e minuar demokracinë", tha ai.

I pyetur se përse e cilëson të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd të njëanshëm, eurodeputeti u përgjigj:

“Fatkeqësisht, ju mund ta shikoni edhe në historikun e tij si politikan, ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi, ka qenë ministër i jashtëm në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës. Sllovakia është një vend i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe është nuk është një parakusht i mirë për të që të jetë i paanshëm në këto negociata.

Madje ai ka qenë ministër i jashtëm dhe nuk foli fjalë të mira për njohjen e Kosovës, ai ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë. Ne mund të shikojmë se pjesëmarrja e tij nuk ka pasur rezultat në uljen e tensioneve”,-tha Waitz.


 

 

Të fundit