Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti grek në Himarë: Rasti ‘Beleri’ do trajtohet si çështje europiane në Bruksel

Eurodeputeti grek në Himarë: Rasti ‘Beleri’ do trajtohet

Eurodeputeti Grek, Manolis Kefalogianis zhvilloi sot një takim me banorët e zonës dhe mbështetës të Fredi Belerit.

Kefalogianis, njëherësh kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, kërkoi lirimin kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në 14 maj.

Ai u shpreh se mënyra se si kjo çëshjte po trajtohet, do të ketë ndikimin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Çështja e Himarës nuk është më një çështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha. Nuk është më një cështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare, është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty. Si çështje europiane, do përballohet si e tillë. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në Be, Greqia ka ndikim të madh në këshillin europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e shqipërisë në BE”, tha Kefalogianis.

Në këtë takim eurodeputeti grek, Kefalogianis, ka qënë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos. Në krah të tyre qëndronte gjithashtu djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.


 

Të fundit