Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri, viziton Fredi Belerin

Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri, viziton Fredi Belerin

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të mërkurën, më 19 korrik, ai do të kryesojë një takim të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE, shkruajnë mediat greke. Më pas ai do të vizitojë Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim.

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm të vendit, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.

Të fundit