Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti i ashpër me Ramën: Po ushtron pushtetin e tij në një mënyrë egomaniake

Eurodeputeti i ashpër me Ramën: Po ushtron pushtetin e tij në

Eurodeputeti Michael Gahler ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë 'Rama'.

Gjatë diskutimeve në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ku edhe është diskutuar për Raportomin e Komisioneres së Zgjerimit, Gahler tha se po ushtron pushtetin e tij në një mënyrë shumë egomaniake.

Ai shton se kjo nuk është në përputhje me standardet e BE-së. 

"Shkurtimisht për Shqipërinë, pasi kemi kryetarin e komitetit atje, ju lutem flisni kur të shkoni atje në një moment, flisni gjithashtu me një spektër të gjerë aktorësh. Mendoj se kryeministri atje po ushtron pushtetin e tij në një mënyrë shumë egomaniake. Mendoj se kjo nuk është në përputhje me standardet e BE-së. Ju lutem hidhni një vështrim specifik për Shqipërinë", tha ai.

Të fundit