Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti Schieder: Procesi i zgjerimit është angazhues, Shqipëria ka ende punë

Eurodeputeti Schieder: Procesi i zgjerimit është angazhues,

Është mbledhur Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri.

Andreas Schieder, eurodeputeti dhe raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ka deklaruar se procesi i zgjerimit evropian është mjaft angazhues. Ai theksoi se edhe pas mbylljes së kapitujve, me të cilët Shqipëria ka ende punë, rruga nuk mbaron aty.

Schieder tha se ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës.

“E njoh Shqipërinë prej një kohë shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend dhe mendoj që është e rëndësishme veçanërisht kur flasim për procese që do na lidhin në të ardhmen, të vlerësojmë punën e bërë deri më tani. Madje edhe po të shkojmë përmes qytetit të Tiranës do të shohim thjesht qytetarët, por edhe standardin e jetesës, sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite.

Të shohim se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, Tiranën apo Brukselin. Politika gjithmonë sjell shumë çështje për të diskutuar. Procesi i zgjerimit evropian është shumë angazhues. Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve. Ka ende punë për të mbyllur kapitujt, por edhe atëherë nuk mbaron punë. Zbatimi tregon se çfarë kuptojnë qytetarët që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës”, tha Schieder.

Të fundit