Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me

Eurodeputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari shprehet e bindur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta bëjë aleancën ushtarake më e fortë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kokalari thotë se aplikimi i dy vendeve nordike (Suedi-Finlandë) për në NATO ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin.

“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh politikania.

Kokalari thotë se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje, vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë.

Përpara luftës në Ukrainë opinioni publik në Suedi, tregon Kokalari ishte i ndarë ku shumica ishte kundër hyrjes në NATO.

“Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. 6 nga 8 partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari.

 

 

 

Të fundit