Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja holandeze: BE të gjejë zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, rrezikon nëse e lë mënjanë

Eurodeputetja holandeze: BE të gjejë zgjidhje për Ballkanin

Samiti i Bashkimit Evropian nuk solli rezultate pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u lanë sërish jashtë unionit, ndërsa reagimet qenë të ashpra si nga Tirana edhe nga Shkupi.

Eurodeputetja holandez Sophie In't Veld ka kërkuar nga liderët e BE-së të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor. Sipas eurodeputetes, duke lënë mënjanë dhe jashtë unionit, BE rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton DW.

“Ne rrezikojmë që t'i humbasim këta njerëz, ne e shohim se Rusia dhe Kina atje e kanë një këmbë brenda dhe i ndikojnë zemrat dhe gjendjen e njerëzve. Në BE ka shqetësim për kursin miqësor rus të Serbisë”, tha eurodeputetja holandeze.

Eurodeputetja holandeze kërkon që BE me vendet e Ballkanit Perëndimor të dakordohet për një plan realist veprimi brenda një kohe të përcaktuar. “Nuk mund të kërkosh nga këto vende, që të reformohen, dhe pastaj të votosh për anëtarësimin e tyre një brez më vonë”, tha Sophie In't Veld.

Të fundit