Flash News

E-TJERA

EUROPOL operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve turke; bastisen dhjetëra shtëpi në Shqipëri, Greqi, Portugali e Rumani, 11 të arrestuar

EUROPOL operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve
Në foto: Armët e sekuestruara nga EUROPOL

Një operacion i EUROPOL, i organizuar në 24 vende evropiane, ka shpërbërë një rrjet trafiku ilegal të armëve të prodhuar në Turqi.

Operacioni “Bosfori” i vënë nën zbatim nga Policia Rumune me mbështetjen e agjencive evropiane të inteligjencës, ka bërë të mundur vënien në pranga të 11 personave dhe sekuestrimin e 191 armëve të zjarrit, 3 mijë 714 gëzhoja municioni, sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë, paketat e cigareve të stampuara, 1 automjet, 164 copë piroteknikë, dokumente false të identitetit.

Operacioni “Bosfori” u përmbyll me sukses brenda një afati kohor prej 9 ditësh, nga 2-11 nëntor.

Armët me origjinë nga Turqia, trafikoheshin brenda BE-së, përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

EUROPOL bën me dije se kontrolle të shumta ka pasur në Shqipëri, Greqi, Portugali e Rumani ku janë kontrolluar plot 81 shtëpi të dyshuara se depozitonin këto armë ilegale.

Vendet e Evropës të përfshira në operacion janë: Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania.

Të fundit