Flash News

E-TJERA

Eurostat: Mbi 100 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë 2019-ës, prirje rritëse për t’u zhvendosur në Kroaci

Eurostat: Mbi 100 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në

Mbi 100 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës përfituan gjatë vitit 2019 për herë të parë leje qëndrimi në një shtet të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Eurostat 60,259 persona nga Shqipëria dhe 43,677 nga Kosova fituan të drejtën për të qenë rezidentë në një nga shtetet e BE-së, përmes bashkimeve familjare, kontratave të punës apo dhe të drejtës së studimeve.

Gjatë vitit 2019, shqiptarët përfituan kryesisht leje qëndrimi nga Italia, por ka një tendecë në rritje për t’u zhvendosur në Kroaci. Nga të gjitha lejet e përftuara nga qytetarët e Shqipërisë, vetëm 3.7% e leje-qëndrimeve u dhanë për studim, ndërsa pjesa më e madhe është për punë.

Këto shifra tregojnë që shpopullimi është një problem serioz në Shqipëri. Vlen për tu theksuar se këto janë vetëm të dhëna për emigrimin e ligjshëm.

Të fundit