Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eurostat: Pandemia më fatale te meshkujt, përbëjnë 65% të shtesës së vdekjeve në vend
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt, një tendencë e konstatuar në të gjithë globin.
Eurostat ka publikuar të dhënat e vdekjeve për Shqipërinë, me bazë javore, që janë të disponueshme për 9-mujorin (nga data 30 dhjetor 2019 deri në javën e fundit të shtatorit 2020, data 27, gjithsej 39 javë), të ndara sipas gjinisë.
Sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, për këtë periudhë të 2020-s, vdekjet në vend u rritën me 7%, duke arritur në 17.7 mijë. (shih grafikun: Vdekjet javore në Shqipëri, 9-mujori).
Në total, janë 1,171 jetë të humbura më shumë, për janar- shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që në pjesën më të madhe ka ardhur si rrjedhojë e pasojave të pandemisë. Nga kjo shtesë e vdekjeve, rreth 760 persona janë meshkuj, ose rreth 65% e totalit të teprisë së fataliteteve. (shih grafikun: Shtesa javore e vdekjeve sipas gjinisë, 2020/2019, janar-shtator).
Në vite normale, sipas të dhënave të Eurostat për 2019-n, në vend, meshkujt përbënin rreth 50-54% të totalit të vdekjeve, ndërsa në tremujorin e tretë të 2020-s, ka javë kur kjo peshë është rritur deri në 62% të totalit, për shkak të shtesës më të lartë të fataliteteve të burrave në raport me të grave. (shih grafikun: Pesha e vdekjeve të meshkujve ndaj totalit 9-mujori, sipas javëve)
Edhe të dhënat globale tregojnë se ka një vdekshmëri më të madhe nga COVID-19 tek meshkujt, me raportin e fatalitetit që luhatet midis 1·0, deri në 3·5 në disa raste. Revista shkencore “The Lancet” shkruante se të dhënat globale kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19.
Sipas “The Lancet”, burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.
Studimet kanë treguar se jo vetëm që sistemi imunitar tek burrat është më i dobët, por në disa raste të rënda të koronavirusit, ai mund të çakordohet. Një studim i gati 1000 pacientëve me COVID-19 në gjendje kërcënuese për jetën, botuar në “Science” në shtator, gjeti prova të vetësabotimit molekular. Sistemi imunitar po vepronte kundër mbrojtjes së trupit, ashtu si rojet rebele të kalasë që copëtonin portat e tyre. Kjo problematikë ishte shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë.
Pasojat e pandemisë filluan të ndihen nga java e fundit e qershorit
Në vite normale, vdekshmëria është më e lartë në vend në tremujorin e parë të vitit, ku për shkak të motit të ftohtë bie sistemi imunitar dhe fatalitetet janë më të larta tek të moshuarit.
Në 2020-n, për shkak të pandemisë tendenca ka ndryshuar. Sipas të dhënave të Eurostat, që i publikon fatalitetet me bazë javore, deri në fund të majit, vdekjet fatalitete në vend shënuan rënie të lehtë me bazë vjetore, teksa karantina e mars-majit frenoi valën e parë të pandemisë në vend.
Rritja e lartë e vdekshmërisë filloi në javën e 26, që përkon me fundin e qershorit (22-28 qershor), pas javë pas lehtësimit të kufizimeve. Në atë javë u shënuan 530 humbje jete, me rritje prej 24% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Pas një përmirësimi të lehtë, fatalitetet kulmuan në javët 31-35 (27 korrik deri në 30 gusht), me një rritje prej 45-50% të vdekjeve totale në dy javët e fundit të gushtit. Në javën e fundit të korrikut u shënua dhe rekordi javor i 578 vdekjeve (+57%).
Situata u lehtësua më pas deri në fund të shtatorit, për të filluar me valën tjetër, që kulmoi në nëntor e dhjetor. Eurostat përditëson të dhënat për BE; Shqipëria rezulton me rritjen më të lartë të vdekjeve në nëntor-dhjetor
Në një tjetër publikim, Eurostat ka përditësuar dje të dhënat për shtesën e vdekjeve sipas muajve për vendet e Bashkimit Europian gjatë 2020-s. Sipas Eurostat në total, mbi 450 000 vdekje të tjera ndodhën në BE midis marsit dhe nëntorit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.
Gjatë fazës së hershme të COVID-19, vdekshmëria e tepërt në BE arriti kulmin e saj të parë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019. Midis majit dhe korrikut, u regjistrua një nivel më i ulët i vdekshmërisë së tepërt, ndërsa një tjetër rritje e vdekshmërisë filloi në gusht – shtator me valën tjetër të pandemisë. Vdekshmëria e tepërt në BE ishte 8% mbi mesataren në shtator, + 17% në tetor dhe + 40% në nëntor, me treguesin në rritje në të gjitha Shtetet Anëtare të BE.
Megjithëse vdekshmëria e tepërt u vu re gjatë gjithë vitit, në të gjithë Europën, kulmet dhe intensiteti i shpërthimeve ndryshuan shumë në të gjithë vendet. Nga tabelat e publikuara nga Eurostat rezulton se rritjen më të lartë të fataliteteve e kishin Polonia, me 97.2% në nëntor dhe Sllovenia me gati 80% në dhjetor. Italia, e para që u godit nga vala e pandemisë, shënoi kulmin në mars dhe prill (+49.4 dhe +41.5%), dhe pas lehtësimit në verë, në nëntor fatalitetet e rritën sërish me 49.5%. Për Shqipërinë, Institucioni zyrtar përgjegjës për statistikat, INSTAT, e ka shtyrë publikimin e të dhënave vjetore, që ishte parashikuar në datën 12 shkurt. Por, të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Gjendjes Civile, të publikuara më herët nga “Monitor”, bëjnë të ditur se në total, në 2020-n u shënuan rreth 28 mijë vdekje në vend, ose rreth 6 mijë më shumë se një vit më parë (+27.3%). Sipas Gjendjes Civile në këtë shifër përfshihen vetëm vdekjet e ndodhura brenda vendit.
Të dhënat mujore treguan se rritja e fataliteteve ishte shumë e lartë në nëntor dhe dhjetor. Në nëntor u shënuan gjithsej rreth 3,370 jetë të humbura, me një rritje prej 111% në krahasim me të njëjtën periudhë të një muaji më parë. Në dhjetor, ku u shënua një rekord i ri prej rreth 4,160 jetë të humbura, me një rritje prej 98% në krahasim me dhjetorin e një viti më parë. Këto ritme rritjeje janë më të lartat në Europë deri tani./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38