Flash News

E-TJERA

Eurostat: Shqipëria, e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Evropë krahasuar me vitet ‘90

Eurostat: Shqipëria, e katërta me rënien më të madhe

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria renditen 4 vendet me rënien më të madhe të popullsisë krahasuar me fillimin e viteve 1990.

Sipas Eurostat, referuar Monitor, për vitin 2022 popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.79 milionë banorë, niveli më i ulët që nga viti 1982. Krahasuar kjo shifër me vitet ’90 popullsia është tkurrur me afro 15%.

Nga viti 1960 popullsia e Shqipërisë u dyfishua, duke kulmuar në vitin 1991 me gati 3.3 milionë banorë. Tkurrja sipas Eurostat filloi nga emigracioni i lartë dhe më pas si nga rikthimi i ciklit të emigracionit dhe plakja e popullsisë, e ndikuar edhe nga ulja e nivelit të lindshmërisë.

Në 2020-2021, rënia e popullsisë u përshpejtua edhe nga shpërthimi i virusit Covid-19.

Të fundit