
Flash News
Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
Eurostat: Shqipëria ka ende pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse
Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.
Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).
Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.
Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.
Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.
Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.
Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.
Europa
Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.
Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.
Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):
Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.
Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë. Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.
Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci. Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./ Monitor
Të fundit





Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49





Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'
30 Maj 2025, 14:29
Bebe Rexha kryeson listën e Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit
30 Maj 2025, 14:14
Plagoset 40-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë
30 Maj 2025, 13:59
KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër
30 Maj 2025, 13:48
Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025
30 Maj 2025, 13:30



Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ Berisha: Nuk bllokojmë askënd
30 Maj 2025, 12:41
U akuzua nga Rusia se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia paralajmëron hetim
30 Maj 2025, 12:33

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
30 Maj 2025, 12:18

Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas
30 Maj 2025, 12:01
“Jemi diktaturë hibride”, Goxhaj: PS kapak i krimit dhe i pushtetit
30 Maj 2025, 12:00
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”
30 Maj 2025, 11:39
Haxhiu: Shqipëria përballë një katastrofe demografike
30 Maj 2025, 11:33

1000 fidanë kan*bisi në Libofshë të Fierit, arrestohet kultivuesi
30 Maj 2025, 11:10
Do të verifikohet vula e fletëve, të hënën hapet kutia e parë e 11 Majit
30 Maj 2025, 10:57
Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën
30 Maj 2025, 10:42
Vuçiç akuzon Perëndimin se "po hesht për ngjarjet në Kosovë"
30 Maj 2025, 10:32
Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë
30 Maj 2025, 10:21

I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë
30 Maj 2025, 09:58

Gjermanët kursejnë shumë, por pse?
30 Maj 2025, 09:30


Këmbimi valutor, 30 maj 2025
30 Maj 2025, 08:58

Ilir Alimehmeti ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë
30 Maj 2025, 08:38

Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
30 Maj 2025, 08:08

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Maj 2025, 07:45
Si do të shpëtojmë nga regjimi? Lubonja: Nuk e ka më fajin Berisha
29 Maj 2025, 22:57



BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike
29 Maj 2025, 22:14

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj 2025, 21:40
Nga Shijaku në Lushnje, Berisha tregon bandat e armatosura që ndihmuan PS
29 Maj 2025, 21:29


Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini
29 Maj 2025, 21:08


KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë
29 Maj 2025, 20:36



Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar
29 Maj 2025, 19:10








Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq
29 Maj 2025, 16:59
Hamasi merr një propozim të ri nga SHBA-ja për armëpushim
29 Maj 2025, 16:58


BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
29 Maj 2025, 16:08
