Flash News

E-TJERA

Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës

Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë

Shqipëria renditet një ndër vendet me çmimin më të lartë të bukës, krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Nga të dhënat e INSTAT, për muajin gusht 2022 indeksi i çmimeve të konsumit për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, duke shënuar rritjen më të madhe të çmimit nga viti 2008.

Eurostat ka raportuar të dhëna për çmimin e bukës në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, buka, perimet, mishi janë produktet që janë shtrenjtuar më shumë. Edhe vaji po ashtu ka pësuar një rritje të ndjeshme të çmimit.

Sipas të dhënave, rritja e çmimeve ka filluar me nisjen e luftës ruse në Ukrainë, e cila shkaktoi mjaft dëme në ekonominë e vendeve të thuajse të gjithë botës.

Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari, e ndjekur nga Lituania, Estonia dhe Sllovakia.

Shqipëria renditet në vend të 12-të për çmimin më të lartë të bukës. Vendi ynë po ashtu ka konsumin më të madh të saj. Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

Të fundit