Flash News

E-TJERA

Eva Buzo nuk dorëzohet, niset sërish me not nga Italia drejt Shqipërisë

Eva Buzo nuk dorëzohet, niset sërish me not nga Italia drejt

Avokatja shqiptare që jeton në Australi, Eva Buzo është nsiur sërish me not nga bregdeti italian me qëllim të mbërrijë në Shqipëri.

E shoqëruar nga Guarda di Finanza, ajo ka rregulla të rrepta për këtë udhëtim, duke mos pasur leje të prekë ndonjë varkë dhe duke konsumuar ushqim vetëm në ujë gjatë gjithë udhëtimit të saj.

Buzo synon të përshkojë 91 kilometra për të arritur bregun shqiptar, një përpjekje e dytë pasi vitin e kaluar sfida e saj prej 70 kilometrash për të kaluar kanalin e Otrantos u ndërpre afër Karaburunit, kur pickimi i një kandili deti e detyroi të ndalonte udhëtimin pas 28 orësh notim të pandërprerë.

 

Të fundit