Flash News

E-TJERA

Eva ishte pasagjere, zbardhen detaje të reja nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit

Eva ishte pasagjere, zbardhen detaje të reja nga aksidenti ku humbi

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, 24-vjeçarja Eva Tavo.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

E reja po udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

 Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.  Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë. 

Të fundit