Flash News

E-TJERA

Evakuohen familjet/ Si paraqitet situata në zonat e përmbytura, akset rrugore problematike

Evakuohen familjet/ Si paraqitet situata në zonat e përmbytura, akset
Foto Ilustruese

Reshjet e dendura të shiut në pjesën më të madhe të vendit kanë pushuar, por situata vijon të mbetet problematike në disa zona.

Edhe pse jo në masën e ditëve që lamë pas, pornlemet vijojnë në qarkun e Lezhës. 2 mijë e 600 hektarë tokë janë ende nën ujë. Ndërkohë 30 familje janë evakuar. Po ashtu në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat ka rënie të nivelit të ujit çka do të thotë se është ulur rreziku i përmbytjes së mëtejshme të tokave.

Në këtë qark nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve dhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Ndërkohë në Shkodër, sipërfaqja e përmbytur është 1903 ha. Në njësinë Ana e Malit, vijon që të jetë e bllokuar rruga për në Obot. Aksi është i kalushëm vetëm  me mjete të larta.

Situata në qarkun e Elbasanit po i rikthehet normalitetit, pasi nuk ka pasur reshje shiu. Sakaq vazhdojnë disa problematika në akset rrugore. Ne aksin Elbasan-Qafë Thane po pastrohen inertet që bien herë pas here.

Në aksin rrugor Elbasan-Gjinar qarkullimi kryhet në një krah pasi ka shembje. E njëjta problematikë është dhe në aksin Librazhd-Stebleve ku në km 5, ka cedim të rrugës.

Problematik mbetet edhe aksi Kukës-Krumë, ku rruga ka pësuar çarje. Bashkia Kukës njofton se edhe aksi Dushaj - Lekbibaj është i pakalueshëm, pasi ka shembje dheu.

Diten e sotme lumenjtë kanë pasur prurje më të vogla krahësuar me një ditë më parë.

Të fundit