Flash News

E-TJERA

Evi Kokalari distancohet nga politika: Dua t'i kthehem jetës në Amerikë, me mëndje dhe zemër jam aty

Evi Kokalari distancohet nga politika: Dua t'i kthehem jetës në

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka vendosur të distancohet nga politika në Shqipëri. Mosprezenca e saj ishte vënë re në zhvillimet e fundit në kampin blu. Kokalari erdhi në Shqipëri për të mbështetur ish-liderin Sali Berisha, kur ky i fundit nisi turin e "Foltoreve".

Ajo thotë se me mendje dhe zemër është në Shqipëri, duke vënë theksin te "lufta" e opozitës, ndërsa thekson se ka vendosur t'i kthehet jetës në Amerikë.

Kokalari bën me dije se do të ketë komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, por jo aq aktive sa ishte më parë.

Aktivistja iu ka bërë edhe një thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë, duke iu kërkuar që të angazhohen seriozisht për zhvillimin e vendit. Kokalari iu thotë se duhet t'i lënë mënjanë mëritë e së kaluarës dhe të mbështesin ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

"Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t'ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin", shkruan ndër të tjera aktivistja.

Të fundit