Flash News

E-TJERA

Evi Kokalari flet për takimin me Yuri Kim: E kam mikeshë, por unë nuk ndryshoj kollaj

Evi Kokalari flet për takimin me Yuri Kim: E kam mikeshë, por unë

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka folur mbi takimin që pati me ambasadoren amerikane Yuri Kim, vetëm disa orë para se të dilte krah ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë.

Ajo tregoi për  “Quo Vadis” se takimi ishte i programuar, ndërsa shtoi se ishte një takim miqësor, ku gjërat u diksutuan pa doreza. Kokalari tha se Kim e ka mikeshë, por theksoi se nuk ndryshon kollaj dhe se nuk lëviz nga principet e saj.

“Takimi me Yuri Kim ishte i programuar para se të vija dhe nuk e di pse e kanë bërë kaq problematike, të gjithë kërkojnë transparencë. Ka shumë njerëz që më njohin mirë dhe çfarëdo të kem diskutuar aty, unë nuk ndryshoj kollaj, nuk lëviz nga principet e mia. Është një takim miqësor, janë të thënë të gjitha pa doreza. Unë Yuri Kim e kam mikeshë. Njerëzit u bënë konfuzë se në mëngjes isha me të e mbasdite me Berishën”, u shpreh Kokalari.

Kjo e fundit është ndalur edhe te replikat që ka pasur në distancë së fundmi me nënkryetaren e PD, Grida Duma. Kokalari tha se nëse Berisha është e shkuara, Grida Duma dhe Lulëzim Basha nuk mund të jenë e ardhmja e PD.

"Grida Duma nuk është e ardhmja, Lul Basha nuk është e ardhmja, nëse Berisha është e shkuara. Por Berisha është i vetmi person që mund të shërbeje si ura për të kaluar nga tmerri i 12 viteve në opozitë të Bashës ,Gridës dhe grupit që kanë mbetur në PD, dhe ta sjelli në PD. Sepse vetë Duma ka thënë që është e qëndrës së majtë. Berisha është i vetmi i qëndrës së djathtë", u shpreh Kokalari.

Të fundit