Flash News

E-TJERA

Evis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë

Evis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Berberi është arrestuar në mars të vitit 2024, si pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK mbi dyshimet për abuzime me tenderë publikë gjatë kohës që drejtonte ARRSH-në. Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-kreu i ARRSH-së ka favorizuar një kompani të lidhur me interesat e tij personale, duke i dhënë tenderë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe rregullat e prokurimit publik.

Në të njëjtin vendim, GJKKO ka refuzuar edhe kërkesën për lirimin nga qelia të Valter Begajt, ortak dhe bashkëpunëtor i dyshuar i Berberit në skemën e përvetësimit të fondeve publike.

Të dy akuzohen për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Korrupsion pasiv”.

Sipas burimeve nga SPAK, hetimet janë mbështetur në dokumentacion të sekuestruar dhe analiza financiare që zbulojnë lidhje të drejtpërdrejta mes zyrtarëve të ARRSH-së dhe kompanive që kanë përfituar tenderë me vlera të konsiderueshme.

Të fundit