Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Evis Berberi “qethi” lekët edhe tek OST, veç Llogarasë e Unazës, mbikëqyri punimet edhe në projektin 45 milionë euro!

Një nga gjërat që ndikoi te rënia e sistemit në kolaps në 21 qershor 2024 në vendin tonë ishte edhe mungesa e planifikimit të projekteve infrastrukturore në raport me projektet energjitike, projekte të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Duhet theksuar se ndërtimi i rrugëve të reja kërkon spostime dhe ndryshime në linjat e transmetimit, siç është rasti i Thumanë-Kashar dhe Unazës së Jashtme.
Ironia me projektet e Operatorit e Sistemit të Transmetimit është fakti se në skenë del ish ortaku i ish Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit, Valter Begaj. Ky i fundit është arrestuar së bashku me Evis Berberin, pasi ish Drejtori i ARRSH-së akuzohet se ka kaluar fonde publike te kompania me qëllime përfitimi, duke i kaluar te një kompani tjetër.
Sipas inxhinierit elektrik Azmer Duleviç, kompanitë publike në sektorin e energjisë kanë probleme me administrimin e fondeve publike.
“Fatkeqësisht duhet ta them që është një ndër sektorët ku kanë ndodhur abuzimet më të mëdha, në të gjithë këto 34 vite në vend dhe sektori ku kanë ndodhur këto abuzime, mungesa e investimeve, mungesa e prodhimit”, u shpreh për “Vetting” inxh. Duleviç.
Në vitin 2019 kompania “Net Group” e Valter Begaj së bashku me “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” shpk kanë fituar tenderin për mbikqyrjen e punimeve gjatë zbatimit të kontratave të punëve, të parashikuar në investimet e OST sh.a. për vitin 2019 me ofertë fituese 13 milionë lekë ose 100 mijë euro.
Madje “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS” shpk është pjesë e bashkimit të kompanive që ka fituar koncesionin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, së bashku me “Gener 2”, “I.D.K-KONSTRUKSION”. Ky koncesion është një skandal i evidentuar më herët nga redaksia “Vetting”, pasi në konflikt të mundshëm interesi ish zv.kryeministrja Balluku ka firmosur VKM-në për familjarin e vartësit të saj Blendian Dalipi, administratori aktual i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Këto kontrata mund të lidhen me një nga projektet më famëkeqe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e linjës së transmetimit Tiranë-Rrashbull (Unaza energjitike) i financuar nga një hua prej 45 milionë euro dhe i ndarë në dy komponentë (lote) linjën Tiranë-Rrashbull dhe Unazën 110 kV të Tiranës.
Ky projekt nën drejtimin e administratorit Skerdi Drenova dhe ministres Belinda Balluku është amenduar disa herë, kostot janë rritur rreth 25 % më shumë se vlera totale fillestare dhe ka akoma elementë të marrëveshjes që ngrenë pikëpyetje për kamat vonesat. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky paraqitet si një prej projekteve më problematike të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
Kontrata për këtë projekt është firmosur me kompaninë portugezese “Efacec Engenharia e Sistemas, S.A” në 14 nëntor 2018, pra rreth 7 vite më parë dhe kompania do të rezultonte me problemet me aksionerët. Megjithatë, përmes amendamenteve të njëpasnjëshme, sidomos me amendamentin nr. 3, afatet u shtynë deri në mars 2024 për seksionin 1 dhe gusht 2025 për seksionin 2 ndërsa vlera totale e kontratës u rrit në 23,9 milionë euro.
Kjo rritje prej mbi 4.7 milionë euro është justifikuar nga kontraktori me kërkesat e tij për kompensime shtesë, të paraqitura periodikisht që prej vitit 2020, duke përfshirë pretendime për vonesa nga pandemia, rritje çmimesh ndërkombëtare dhe kërkesa të drejtpërdrejta për përshkallëzim të kostos së kontratës. Këto pretendime u shtuan në takimet e vitit 2022, ku kontraktori kërkoi rishikim të çmimit dhe afatit ndërsa OST-ja nuk kishte marrë ende vendim përfundimtar, duke e lënë kontratën të hapur ndaj rritjeve të mëtejshme të kostos.
Pavarësisht detyrimeve të kontraktorit, situata në terren për nënstacionin Rrashbull mbetet një prej dështimeve më të dukshme. Për më tepër, kolaudimet e punimeve janë kryer nga grupe të ngritura me urdhra të brendshëm të OST-së, por një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve nuk posedonin licencat e detyrueshme, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë ligjin nr. 8402 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.
Nga ana tjetër, projekti ka vuajtur edhe nga kaosi teknik dhe institucional i krijuar nga ndryshimet e pandërprera të konfigurimit të linjës. Sipas marrëveshjes së huas, linja duhej të ndërtohej për 220 kV. Në mbledhjen e Këshillit Teknik më 14 nëntor 2016, Këshilli vendosi që linja të ndërtohej me shtylla për 400 kV, por me përcjellës vetëm për 220 kV, duke krijuar një projekt hibrid jashtë parashikimeve të huas dhe studimit fillestar.
Pra, pavarësisht rritjes së vlerës së kontratës, zbatimi praktik ka mbetur pas, duke krijuar një tjetër mospërputhje të thellë midis fondeve të shpenzuara dhe volumit real të punimeve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kontratën e Lotit 2, e cila është nënshkruar në nëntor 2018 me kompaninë e huaj “Energoinvest Sarajevo, Bosnjë & Hercegovina” dhe ka hyrë në fuqi në maj 2019 si projekt me me “çelësa në dorë”, në objektin e së cilës përfshihen furnizimi i mallrave dhe pajisjeve, instalimi i tyre dhe punimet e ndërtimit me vlerë 18,4 milionë euro.
Kjo kontratë është amenduar duke i shkuar kostot në 19,9 milionë euro. Por edhe vlera e kontratës së konsulentit “Fichtner Bauconsulting GmbH” është rritur me 75%, duke sjellë rritje të kostos në vlerën 1,8 milionë euro, i cili është njëkohësisht edhe mbikqyrësi i projektit.
Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se rreth 70% të aksioneve të kompanisë “Efacec Engenharia e Sistemas, S.A” kanë qenë deri në vitin 2020 në pronësi të Isabel Dos Santos, që deri para disa viteve sipas revistës “Forbes” konsiderohej si gruaja më e pasur në Afrikë, tashmë e zbritur nga froni.
Ajo është e bija e ish presidentit të Angolës, të ndjerit José Eduardo dos Santos, që ka qeverisur Angolan për gati 3 dekada. Në fakt, në janar 2020 do të publikohej skandali “Luanda Leaks”, një investigim nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) dhe 36 media partnere, ku evidentohen afera të Isabel Dos Santos, që dyshohet se duke patur ndikimin nga pushteti i babait e bënë dos Santos gruan më të pasur të Afrikës dhe e lanë Angolën, të pasur me naftë dhe diamantë, ndër vendet më të varfra në botë./ VETTING-News 24
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38