Flash News

E-TJERA

Evropa me shifra rekord, si paraqitet situata me Covid-19 në Shqipëri; mesatarja javore

Evropa me shifra rekord, si paraqitet situata me Covid-19 në Shqipëri;

Një valë e re e Covid-19 ka prekur thuajse gjithë Evropën, duke sjellë rritje të shifrave dhe ezaurim të kapaciteteve spitalore. Ndryshe nga alarmi i ngritur në shumë shtete dhe rikthimi i kufizimeve, në Shqipëri nuk do diskutohet një vendim i tillë.

Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, gjatë javës së fundit, në vendin tonë kanë humbur jetën mesatarisht 7 persona në ditë. Ndërsa mesatarja e rasteve ditore është 473. Nga ana tjetër, numri i pacientëve të shtruar në spital gjatë javës së fundit ka qenë 150.

Këto shifra dhe pse të larta nuk paraqiten shqetësuese, krahësuar me çfarë po raportojnë vendet europianë. Kjo ndoshta është dhe arsyeja që Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka paralajmëruar një mbledhje dhe pse kanë kaluar rreth një muaj nga komunikimi i fundit me mediat.

Sa i përket vaksinimit janë dhënë mbi 2 milionë doza, ndërsa ka nisur aplikimi i vaksinës përforcuese.

Të fundit