E-TJERA

Evropianët më ‘pijanecët’ në botë, por ku renditet Shqipëria

Evropianët më ‘pijanecët’  në botë, por ku

Evropianët rezultojnë si njerëzit që konsumojnë më shumë pije alkoolike se pjesa tjetër e botës.

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetit tregon se çdo vit në Evropë, çdo person i moshës 15 vjeç e lart konsumon mestarisht 9.5 litra alkool, e barabartë me 190 litra birrë ose 80 litra verë.

Referuar raportit të analizuar nga SCAN Tv, njerëzit që pijnë më shumë alkool janë në Evropën Perëndimore. Nga 10 vendet që pinë më shumë në botë, nëntë ndodhen në Bashkimin Europian.

Përkatësisht, popullin më ‘alkoolist’ rezulton ta ketë Çekia (14.3 litra), Letonia (13.2), Moldavia (12.9), Gjermania (12.8), Lituania (12.8), Irlanda (12.7), Spanja (12.7). ), Bullgaria (12.5), Luksemburgu (12.4) dhe Rumania (12.3).

Shqipëria renditet ndër 10 vendet që konsumojnë më pak alkool: Taxhikistani (0.9 litra), Azerbajxhani (1.0), Turqia (1.8), Uzbekistani (2.6), Turkmenistani (3.1), Izraeli (4.4), Armenia (4.7), Kazakistani (5.0), Shqipëria (6.8) dhe Maqedonia e Veriut (6.4).

Të fundit