Flash News

E-TJERA

Ezaurohen kapacitetet, 'Shefqet Ndroqi' nuk do të pranojë më pacientë të rinj

Ezaurohen kapacitetet, 'Shefqet Ndroqi' nuk do të pranojë
Spitali Shefqet Ndroqi

Spitali "Shefqet Ndroqi" është në limitet e kapaciteteve të tij. Fluksi i ditëve të fundit ka bërë që të ezaurohen të gjithë shtretërit.

Covid 2 do të "mbyllë dyert" dhe nuk do të pranojë asnjë pacient të ri të infektuar me koronavirus.

Në spital do të pranohen pacientë vetëm nëse humb jetën ndonjë nga të shtruarit ose shërohet dikush.

Prej ditësh rastet e reja në vendin tonë janë mbi 1 mijë infeksioneve. Në total që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 93,075 raste të reja dhe 1,555 jetë të humbura.

Të fundit