Flash News

E-TJERA

Fadromat e IKMT-së “zbarkojnë” tre orë më herët te “5 Maji”, nis shembja e banesave

Fadromat e IKMT-së “zbarkojnë” tre orë më

Fadromat e IKMT-së “zbarkuan” sërish sot në zonën e “5 Majit” për të vijuar aksionin e shembjes së shtëpive.

Aksioni ishte paralajmëruar se do të niste në orën 10.00, por filloi tre orë më herët. Banesat e para u shembën 10 ditë më parë.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin e IKMT-së, por punonjësit e policisë i kanë larguar nga zona.

Ata kanë protestuar disa herë, edhe para Parlamentit, ku kanë kërkuar që shteti t’u sigurojë shtëpi dhe të bëhet transparencë me projektin.

Janë rreth 430 shtëpi që preken nga projekti i rindërtimit dhe që do të shemben në këtë zonë. Në fazën e parë janë parashikuar për t’u shembur 120 banesa.

 

Të fundit