Flash News

E-TJERA

Fahri Balliu: Sali Berisha po rikthehet si Napeoleoni

Fahri Balliu: Sali Berisha po rikthehet si Napeoleoni

Analisiti Fahri Balliu e sheh 'Foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha si një moment historik. I ftuar në studion e "Zona Zero" në Top Channel, ai e krahason rikthimin e Berishës në qendër të arenës politike, me atë të Napoleonit.

“Sali Berisha është rikthyer. Shumë po e kërkojnë rikthimin e tij, jo vetëm demokratë por edhe socialistë. Ky është një rikthim, ka shumë figura nga historia që janë rikthyer. Napoleoni u rikthye dhe kur e bëri iu bashkuan të gjitha fshatarë e gjeneralë deri kur u mbajt beteja përfundimtare”, u shpreh analisit.

Sipas analistit, lëvizja e Sali Berishës prek të parin kreun e demokratëve Luzlim Bashën. “Se i ka ai dy çështje në prokurori”, tha analisti pa i përmendur emrat e çështjeve.

Balliu komentoi edhe njoftimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për lëshimin e dy satelitëve 'Albania 1" dhe "Albania 2" në hapësirë. “Njerëzit kanë halle, Rama mendon për taksi në qiell. Qeverisja nuk ka asgjë, asnjë lidhje me filozofinë e së majtës sot”, u shpreh ai.

 

Të fundit