Flash News

E-TJERA

“Fake Promise”/ Mashtronin të huajt, arrestohet pronari dhe administratori i ‘call center’-it

“Fake Promise”/ Mashtronin të huajt, arrestohet pronari dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë, në kuadër të operacionit të koduar “Fake Promise”, për mashtrimin e shtetasve të huaj përmes një call center-i të paregjistruar.

Të arrestuarit janë:

O.P., 22 vjeç, pronar i një subjekti privat call center;
E.M., 25 vjeç, administrator i të njëjtit subjekt.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetase, të punësuara si operatore:

J.B., 36 vjeçe,
S.Gj., 27 vjeçe,
Xh.M., 30 vjeçe.
Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal zhvillohej në një ambient në rrugën e Dibrës, ku të arrestuarit dhe të proceduarat mashtronin shtetas të huaj duke u prezantuar si agjentë shitjesh. Ata i bindnin viktimat të investonin në një platformë fiktive të quajtur “Coin Tracking”, duke u premtuar fitime të rreme.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

5 njësi kompjuterike,
7 aparate celulare,
Lista me të dhëna personale të shtetasve të huaj të mashtruar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm dhe për të zbardhur plotësisht këtë skemë mashtrimi.

Të fundit