Flash News

E-TJERA

Falsifikime me testet PCR, Greqia merr vendimin drastik: Mbyllet pika kufitare të Kapshticës

Falsifikime me testet PCR, Greqia merr vendimin drastik: Mbyllet pika kufitare
Foto Ilustruese/ Kapshticë

Nga nesër (20 nëntor) mbyllet pika kufitare e Kapshticës. Vendimi është ndërmarrë nga qeveria greke pas zbulimit të një organizate që falsifikonte testet PCR për COVID-19.

Veç Shqipërisë, Greqia ka mbyllur kufijtë e saj edhe për vendet fqinje si Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, duke lënë hapur vetëm një pikë kufitare.

Masa vjen pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend, ndërkaq mësohet se nuk është njoftuar ende qeveria shqiptare.

Nga nesër porta e vetme hyrëse me Greqinë do të jetë Kakavija, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.

Të fundit