Flash News

E-TJERA

Falsifikimi i testeve të Covid/ Gjykata lë në burg 14 të pandehurit, lirohet vetëm mjekja Marinela Kalaja

Falsifikimi i testeve të Covid/ Gjykata lë në burg 14 të

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për 15 të ndaluarit, mjekë dhe sekserë, për abuzimin dhe falsifikimin me testet e COVID-19.

Për 14 prej tyre është caktuar masa "arrest me burg", ndërsa për mjeken Marinela Kalaja ka lënë qelinë, duke iu caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Para pak ditësh, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër-ndalimet për ta, pas kallëzimit të administratorit të shoqërisë “Genius Lab”, pasi pretendonte se persona të paidentifikuar falsifikojnë fletë të testeve të analizave të covid me logon e laboratorit të tij, duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. Në dosjen thuhet se personi që falsifikonte këto teste ishte Roland Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihani Sako” Tiranë, pranë vendit të quajtur Oxhaku.

Në cilësinë e provës materiale prokuroria ka sekuestruar teste të plotësuara dhe bosh me logon e laboratorit Genius dhe Alnet.

Nga përgjimet telefonike janë konstatuar biseda me persona që ishin të interesuar për testet, si dhe u u panë komunikime me disa shtetas të tjerë që i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ndanin fitimet. Nga përgjimet rezultonte se me ‘mik’ një tampon fals negativ kushtonte 25 mijë lekë.

Personat e ndaluar:

1-Klodian Muharremi, lindur dhe banues ne Tirane,
2-Eltjon Kola, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
3-Klodjan Krasniqi, lindur dhe banues ne Tirane
4-Blerim Cibaku, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
5-Erlind Prenga, lindur ne Gojan i Madh dhe banues në Tiranë
6-Marinela Kalaja, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
7-Artur Dani, lindur ne Kruje dhe banues në Tiranë
8-Alfred Cani, lindur në Çidhën dhe banues në Tiranë
9-Igli Çela, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane
10-Mario Bicja, lindur dhe banues ne Tirane
11- Xhuliano Senko, lindur ne Mukaj dhe banues ne Tirane
12-Ervin Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë
13-Tauland Kamberi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë
14- Eraldo Kalemaj, lindur në Fier dhe banues në Fier
15. Ermir Koci, lindur dhe banues ne Tirane

Të fundit