Flash News

E-TJERA

Falsifikimi i testeve të Covid/ Prokuroria lëshon 15 urdhër ndalime, kallëzimi u bë nga pronari i një laboratori private

Falsifikimi i testeve të Covid/ Prokuroria lëshon 15 urdhër

Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19, teksa Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhërndalime.

Personat për të cilët prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar urdhër-ndalimi për shtetasit: Eltjon Kola, Klodian Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Marinela Kalaja, Artur Dani, Alfred Cuni, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Tauland Kamberi, Eraldo Kalemaj.

Përveç 13 emrave të mësipërm është shoqëruar dhe një mjek i identifikuar me inicialet M.K dhe një infermier i identifikuar me inicialet K.M., raporton TCH.

Mësohet se ka qenë administratori i shoqërisë “Genius Lab”, i cili ka depozituar një kallëzim, pasi sipas tij persona të paidentifikuar falsifikojnë fletë të testeve të analizave të covid me logon e laboratorit të tij, duke vendosur barkode dhe të dhëna të rreme. Në dosjen thuhet se personi që falsifikonte këto teste ishte Roland Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihani Sako” Tiranë, pranë vendit të quajtur Oxhaku.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar teste të plotësuara dhe bosh me logon e laboratorit Genius dhe Alnet dhe në koshin e mbeturinave janë gjetur teste covidi të grisura. Po ashtu është sekuestruar USB të ndryshme, një laptop, një kompjuter, telefon në pronësi të Roland Karricës, raporton TCH.

Po ashtu gjatë këqyrjes së telefonit janë konstatuar biseda me persona që ishin të interesuar për testet, si dhe u u panë komunikime me disa shtetas të tjerë që i gjenin klientë organizatorit dhe më pas ndanin fitimet.

Të fundit