Flash News

E-TJERA

Falsifikoi dokumentat, i mori pronën një qytetari dhe ia shiti dikujt tjetër, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Falsifikoi dokumentat, i mori pronën një qytetari dhe ia shiti dikujt

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave. Personi në fjalë është arrestuar pasi me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e një qytetari dhe ia ka shitur një blerësi tjetër.

A.L. akuzohet për veprat penale "Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”.

Postimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kontrata" si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

•A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .

Të fundit