Flash News

E-TJERA

Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet drejtoresha e gjimnazit

Drejtoresha e shkollës së mesme në Çërravë të Pogradecit është pezulluar nga detyra.

V. M., 48 vjeç dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle”, njofton policia.

Të fundit