Flash News

E-TJERA

Falsifikoi letrën kërcënuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon Anisa Këlliçin

Falsifikoi letrën kërcënuese, Këshilli i Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi. Prokuroria njoftoi se Këlliçi është marrë e pandehur për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një kërcënim të drejtuar ndaj saj, por që rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.

Ndëkohë komisioni disiplimor ka propozuar shkarkimin e gjyqtares. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst: “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

 

Të fundit