Flash News

E-TJERA

Falsifikoi materialet zgjedhore më 25 Prill, arrestohet numëruesi i votave i shpallur në kërkim

Falsifikoi materialet zgjedhore më 25 Prill, arrestohet numëruesi i

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga sot në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Policia njofton se E. Z, numërues votash në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka tjetërsuar votat me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. 35-vjeçari në bashkëpunim me 7 numërues të tjerë të ndaluar më parë, falsifikuan materialet zgjedhore.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Të fundit