Flash News

E-TJERA

Falsifikoi me ‘photoshop’ dokumentet për 2000 m2 tokë në bregdet, gjykata lë në burg juristin dhe biznesmenin në Durrës

Falsifikoi me ‘photoshop’ dokumentet për 2000 m2 tokë

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg një jurist pranë Kadastrës së Durrësit, i cili kishte falsifikuar dokumentet për të pajisur me pasuri të paluajtshme një biznesmen.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për juristin Mikel Zaho dhe biznesmenin Iljas Fisheku dhe Erion Alikon, ndërsa Rakip Haxhiu u la në arrest shtëpie pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e  Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshati Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Për të realizuar falsifikimin, është përdorur “Photoshop” për lejen e legalizimit për objektin me një  sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2 . Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu.

 

 

Të fundit