Flash News

E-TJERA

Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi, arrestohet 33-vjeçari

Falsifikoi pasaportën dhe lejen e qëndrimit të një personi,

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave. Në pranga është vënë shtetasi Ardit Sevo. 

Sipas burimeve zyrtare, 33-vjeçari dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi. Ai akuzohet për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit