Flash News

E-TJERA

Falsifikonin testet “Covid” dhe mundësonin kalimin në vendet e BE-së, arrestohen 4 persona

Falsifikonin testet “Covid” dhe mundësonin kalimin në
Foto Ilustruese

Katër persona kanë rënë në pranga, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin kalimin e udhëtarëve në vendet e BE-së, duke falsifikuar formularët e testit Covid-19.

Si pasojë e finalizimit të operacionit "Shtegtimi" janë arrestuar  E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi. 

Këta shtetas kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi ta rëndojnë akuzat e “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mospagimit të taksave dhe tatimeve”.

Të fundit