All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Falsifikonte dokumente kandidatëve për t’u futur në Akademinë e Sigurisë, ndalohet efektivin

All - Paragraf - 1

Falsifikonte dokumente kandidatëve për t’u futur në

Një efektiv i policisë është ndaluar pasi falsifikonte dokumentet e kandidtëve që aplikonin për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

All - Paragraf - 3

AMP ka nisur procedim ndaj GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

“Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit